• Rruga "Pjeter Bogdani", Pallati 23/4, Kati i II, Tirane
Klientet

Klientet

Klientët flasin: Falë Agro & Social Fund, unë arrita të shkolloj fëmijët e mi dhe të shfrytëzoj
mundësitë që më janë ofruar për t’u fuqizuar ekonomikisht“– shprehet Edlira Limoni.
Edlira është një zonjë 43 vjec që i përket komunitetit Egjiptian. Ajo jeton në fshatin Bulgarec të Korçës me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Është kliente për të katërtën herë në këtë institucion dhe në të gjitha rastet, ka arritur t’i shlyejë detyrimet me sukses.
Vështirësitë e këtij komuniteti për t’u integruar e forcuar financiarisht janë ende të pranishme, megjithatë, Edlira konfirmon që këto ka arritur t’i kapërcejë falë mbështetjes që Agro&Social Fund (A&S Fund) i ka dhënë qysh prej fillimit.
Angazhimi kryesor i familjes së Edlirës është blegtoria. Nëpërmjet njërës prej kredive të marra në A&S Fund, ajo shfrytëzoi mundësinë që ju krijua për të blerë një lopë me një çmim të mirë. Sot ajo ka në total tre lopë dhe sasia e qumështit të prodhuar është më e madhe. Çdo mëngjes bashkëshorti i saj niset me biçikletë për në qytet ku shet qumështin tek klientët e tyre besnikë prej vitesh.
Falë dy kredive të tjera që Edlira ka marrë tek A&S Fund, ka mundur të dërgojë fëmijët e saj në shkollë dhe të mbulojë shpenzimet e studimeve të tyre.

 

rasim1 edliralimoni
 

hatixhe

 
 
 
 
 
 
 
rasim